LAJMI I FUNDIT:

Avokatët shqiptarë bashkohen në Union

Avokatët shqiptarë bashkohen në Union

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës, ku bën pjesë edhe rrjeti i avokatëve në diasporë.

Nnënshkrimi i marrëveshjes u bë në shënimin e Ditës së avokaturës në Kosovë, ku dhanë betimin edhe 30 avokatë të rinj.


Kryetari i Odës Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli tha se Kosova edhe pse si shtet i vogël ka një avokaturë jo të madhe por ka rini të shkëlqyer .

“Ne kemi trasu një rrugë të gjatë jo edhe të lehtë për mos me thënë të mundimshme ngase avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida të cilat kanë qenë si pasojë e rrjedhimeve dhe zhvillimeve politike në ish-Jugosllavi. Sot ndjehem të jetë i lumtur dhe krenar që iu shoh këtu në veçanti mysafirët nga vendet evropiane dhe miqtë tjerë që janë këtu prezent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vazhdimësi e kanë përkrah misionin e Kosovës dhe për këtë neve na bënë sot që të jemi krenar dhe të ecim tutje më parë… Mendoj që  zemrën Kosova do ta ketë të hapur, zemra është e hapur për miqtë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe për miqtë e avokatisë të gjitha vendeve të botës të cilët janë prezent këtu”, u shpreh ai.

I pranishëm në Ditën e Avokatisë së Kosovës ishte edhe ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, i cili tha  se po punojnë që avokatët nga diaspora dhe avokatët nga të gjitha viset të jenë pjesë përbërëse e punës dhe e aktiviteteve.

“Sot fillon një bashkëpunim i cili besoj që fuqishëm avokatët nga diaspora do të kenë rolin e tyre të nënshkruhet Unioni i Avokatëve shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria por pjesë e kësaj marrëveshje do të jenë edhe rrjetet e avokatëve të diasporës… Sigurisht që Ministria e Diasporës të ardhmen do të shprehë përkushtimin e saj që të fuqizojë këto rrjete në mënyrë që të jenë partnerë shumë serioz në punën e përbashkët me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe me Odën e Avokatëve të Shqipërisë”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë janë 771 avokatët aktivë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori