LAJMI I FUNDIT:

Aventura ju pret në HyperActive – 10 atraksione të jashtëzakonshme për të gjitha moshat

Aventura ju pret në HyperActive – 10 atraksione të jashtëzakonshme për të gjitha moshat

A don me u knaq? Me e hek krejt stresin e ditës me një vend të vetëm? HyperActive është vendi ku ti kalon kohën me familje e shoqni!

Me një hapësirë mbi 11,000 metra katrorë të shpërndarë në dy nivele, n’HyperActive emocionet dhe adrenalina ju presin te dera. Me një ekip prej mbi 190 personash, stafi i HyperActive siguron që ju me e pasë përvojën ma t’mirë najhere.

S’është me rëndësi a je i rritur apo fëmijë –  HyperActive ka 10 atraksione të jashtëzakonshme të cilat ke mundësi me i zgjedh duke filluar nga indoor karting, bowling, lojëra arcade, escape rooms, lasertag, Virtual Reality Hologate per 4 persona, gjuajtje me sakica në shënjestër, Augmented Reality Pikado, shuffleboard dhe një hapësirë për festimin e ditëlindjeve.

Për ty që don me u kthy në kohë në HyperActive mundesh me rijetu magjinë e arcades – e atë me mbi 80 modele të ndryshme. Dhe pjesa më e mirë e krejt kësaj? Aktivizimi i makinerive është tepër i lehtë –  thjesht regjistrohuni në sportelin HyperActive në Prishtina Mall dhe merrni kartën tuaj HyperActive. 

Hajde me garu me miqtë e tu në pistën e GoKart, me automjete elektrike novatore dhe pisten me tre niveleve emocionuese. Merri kthesat e kësaj piste 500 metra të gjatë si një profesionist – garo vetë i 10-ti e në fund dil fitues si Schumacheri.

Për shpirtrat konkurrues, në HyperActive ofrohet edhe LaserTag – ku me armët dhe jelekët me ndriçim infra të kuqe ju mund të përjetoni luftën në mënyrë të atillë, sikur të jeni protagonistët e një filmi intergalaktik.

Nëse dëshiron me e provu kulmin e emocioneve dhe adrenalinës – ti që edhe frikës i bënë ballë, enigmat dhe misteret e Escape Rooms janë krejt çka ju duhen. Merre edhe shoqninë e provoje nëse për 60 minuta mundesh me e gjetë rrugën drejt lirisë. 

Nëse je fans i Virtual Reality, atëherë HyperActive ka diçka të jashtëzakonshme për ty! Përvoja e pazakontë e VR të çon në një dimension krejtësisht tjetër, ku realiteti dhe fantazia ndërthuren në një mënyrë spektakolare.

Për ty që don me çliru energjinë e një dite stresuese, atëherë hedhja e sakicës është aventura që të duhet. Mbylli sytë, harroje stresin – dhe në momentin kur gjuan sakicën vikingu brenda teje ngjallet! 

Për më tepër, HyperActive ofron një sërë lojërash klasike. Sfidoni miqtë tuaj në një lojë me pikado në tavolinën e qitjes të markës më të re “CASUALDARTS 501”, e pajisur me sisteme teknologjike të avancuara. Ose përjetoni teknologjinë më të fundit të Bowling me realitetin e shtuar, duke u zhytur në një përvojë vizualisht mahnitëse dhe gjithëpërfshirëse të lojërave. 

Nëse s’don me përjetu emocione të forta, luaj me miqtë tuaj Shuffleboard. Rrëshqitni disqet e peshuara nëpër tryezë, duke synuar rezultatin e përsosur. Kush nga ju do të dalë kampion i Shuffleboard? 

Ndërsa shijoni të gjithë aksionin, mos harroni të vizitoni barin HyperActive në katin e 2-të. Bari ofron një përzgjedhje të gjerë birrash, verërash dhe koktejesh për të shuar etjen tuaj. 

Me një ekran masiv 320 inç, 4K Ultra HD LED dhe mbi 25 televizorë me definicion të lartë, është vendi ideal për entuziastët e sportit që nuk duan të humbasin asnjë minutë nga aksioni. Shiko live të gjitha eventet sportive me kualitetin e tyre origjinal të transmetimit.

Mirëpo kjo nuk është krejt ajo se çka HyperActive ofron për ju. Mblidhni shokët e shoqet, të gjithë familjen e fëmijëve për të festuar ditëlindjet në një ditë përplot gëzim.

Aventura ju pret!

Për më shumë informacione vizitoni:

Facebook: HyperActive

Instagram: hyperactive.ks

Web: https://www.hyper-active.com/