LAJMI I FUNDIT:

Avdyli: Vendimi për shtyrjen e mësimit, absurd

Avdyli: Vendimi për shtyrjen e mësimit, absurd
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka thënë se shtyrja e mësimit për dy javë është absurde.

Avdyli në një postim një rrjetin social Facebook shkruan se si duket sindikata po e ka vështirë t’ia nisë punës pas një pushimi gjashtëmujor.


Lexoni të plotë postimin:

“Shtyrja e mësimit për dy javë, dhe kërcënimi për shtyrje tjera e bërë nga Sindikata me arsyen se arsimtarët po rrezikohen sa është absurde, sa anakronike.

Fatmirësisht sindikatat tjera s’janë si Ramadani se atëherë spitalet duhej mbyllur se po rrezikohen punëtorët shëndetësor, policia duhej të demobilizohej se po rrezikohen nga infektimi, e administrata me u mbyll e tëra.

Edhe pse fëmijët janë grup mosha më së paku që preken nga virusi, prapë sindikata po kërkon shtyrje sepse si duket ua kanë marrë lezetin pushimit e me ia nis punës pas një pushimi 6 mujor goxha vështirë po iu vie. Sa kërkoni shtyrje, përgatituni se 6 muaj e 2 javë janë të mjaftueshme, se horë na bëtë”. /Telegrafi/