LAJMI I FUNDIT:

Avdyli i LDK-së, ka një lutje për partinë e tij, VV-në, AKR-në dhe Alternativën

Avdyli i LDK-së, ka një lutje për partinë e tij, VV-në, AKR-në dhe Alternativën

Kryetari i degës së  LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli apelon drejtuesit e partisë tij, ata të Vetëvendosje, AKR dhe Alternativa që të ulen të bisedojnë dhe të bëhen bashkë në një koalicion parazgjedhor.

Ky apel i tij, vjen për shkak siç thotë ai, ndryshimit që i duhet vendit.


“Nëse e doni ndryshimin , e doni Kosovën pa krim e korrupsion, nëse e doni vendin më shumë se veten, e grupin tuaj atëherë tejkaloni dallimet dhe etjen për poste e LIDHENI KOALICION PARAZGJEDHOR”, ka shkruar Avdyli.

“Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i përqafoni ato kthetra deri sa kanë për t’iu shpuar. Vendoseni Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohshme”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i tij:

“APEL në kohë koalicionesh

Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për kryetarin e VV-së Visar Ymeri, për kryetarin e AKR-së Bexhet Pacolli , për Alternativen.

Duke dëgjuar zërin e qindra aktivistëve të partisë time , duke dëgjuar zërin e qindra qytetarëve pa parti, ju apeloj të uleni, të bisedoni sinqerisht, ta shikoni njëri tjetrin në sy dhe të tejkaloni veten dhe egon tuaj për të sjell një ndryshim substancial të pritur tash 17 vite.

Nëse LDK e VV rrezikojnë tē mos dalin të para dhe fillimi i ri i rishkatërrimit të Kosovës vazhdon, vullneti i mëvonshëm për të bashkëpunuar për NDRYSHIM do jetë i kotë dhe pa efekt.

Prandaj Ndryshimi i Kosovēs pa korrupsion, me njerzë të ndershëm, ku nuk sundojnë komandantët milionerë të Rognerit ,e bënë vetëm ky BLLOK I RI politik që me siguri do e kalon 50% .

Militantēt presin pushtet por qytetarët duan NDRYSHIM . Jepni frymē dhe shpresë ketyre njerzve dhe këtij vendi të cfilitur nga zhvatja e një grupi që Kosovën e panë vetëm si plaqkë të luftës.

Deri te premten me 19.05 .2017 ne ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i perqafoni ato kthetra deri sa kanë për tiu shpuar.

Vendosne Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm

Kosova është e përhershme , e postet tona janë të përkohëshme.
I juaji ,
Haxhi Avdyli , kryetari i degës së Ldk-së në Prizren”.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori