LAJMI I FUNDIT:

AVC: “Wizz Air” nuk tërhiqet nga tregu i Maqedonisë

AVC: “Wizz Air” nuk tërhiqet nga tregu i Maqedonisë
Kompania ajrore “Wizz Air” nuk do të tërhiqet nga tregu i Maqedonisë, ndërsa ndalesa e udhëtimeve për Londër dhe Barcelonë është për shkaqe komerciale, vlerëson drejtori i Agjencisë për Aviacion Civil (AVC), Goran Jandreoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sot në Komisionin për Transport dhe Lidhje në të cilën u miratua raporti i AVC-së për punën e bërë vitin e kaluar, ku debati ishte i fokusuar në ndalimin e fluturimeve për Londër dhe Barcelonë.

“Wiz Air nuk do të tërhiqet nga tregu i Maqedonisë dhe nuk ndonjë lajm të tillë. Ndalesa e fluturimeve të fundit për në Londër dhe Barcelonë është bërë për shkaqe komerciale”, tha Janderoski.


Sipas Janderoskit, linja për në Londër nuk do të shfuqizohet tërësisht por për momentin është vendosur në linjën status-quo për Varshavë.

Nga kompania ajrore “Lot” siç tha, nuk e kanë shfuqizuar tërësisht fluturimin për Varshavë dhe nga atje mund të aktivizojnë zgjedhjet e tyre në varësi të analizave ekonomike, ndërsa shfuqizimi i linjës për në Barcelonë është për oraret e dimrit. /Telegrafi/