Banorja e Big Brother, Sara Kolami, si kapitene e javës pati një avantazh në lojë.

Ajo duhet t’i digjte të gjitha biletat e kthimit të konkurrentëve të tjerë dhe më pas të jepte një emër që do ta dërgonte direkt në nominim.


Ajo pranoi avantazhin e Vëllait të Madh, ku gjatë spektaklit hodhi të gjitha biletat dhe zgjodhi një emër për televotim.

Screenshot 2 25 Foto: Screenshot/YouTube

“Dua ti djeg biletat e kthimit dhe të çoj në nominim”, u shpreh ajo.

E në anën tjetër, aktorja zgjodhi që ta dërgonte në nominim Drenusha Latifin, duke treguar edhe arsyet.

Screenshot 5 19 Foto: Screenshot/YouTube

“Arsyeja është lojtare absolutisht, nuk më pëlqeu loja me Xhenetën që përfitoi nga lidhja emocionale që kishte, e shfrytëzoi në disa raste dhe e hodhi poshtë”, theksoi ajo.

Pritet të shihet se si do të vazhdojë kjo lojë tani e tutje, edhe pse ky veprim u prit mirë nga banorët. /Telegrafi/