LAJMI I FUNDIT:

Ava Max rrëfen sakrificat që bënë prindërit për ta rritur: U larguan nga Shqipëria pa ditur anglisht dhe pa pasur para, punon nga tri punë secili

Ava Max rrëfen sakrificat që bënë prindërit për ta rritur: U larguan nga Shqipëria pa ditur anglisht dhe pa pasur para, punon nga tri punë secili
Foto: Ava Max/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën Cosmopolitan në Japoni.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

27-vjeçarja tha se prindërit e saj ishin aq sakrifikues, sa që morën rrugën e mërgimit, ani pse nuk dinin gjuhë të huaj dhe nuk kishin para.


Ava Max (Foto: Jasper Soloff)

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, thotë Ava Max.

Artistja me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë u shpreh se sakrifica që ka bërë familja e saj, i kanë dhënë vullnet që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.

Ava Max (Foto: Jasper Soloff)

“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo.

Intervista e Ava Max për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista e Ava Max për Telegrafin

Duke marrë parasysh fitimet e një super ylli që ka tani, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është shprehur se u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku e bija e tyre zhvillon karrierën.

Ava Max mori hovin e famës me publikimin e hititi “Sweet but Psycho” në vitin 2018 dhe që atëherë ka qenë e pandalshme në rrugën e saj drejt suksesit botëror. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Jasper Soloff)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori