Ava Max publikon këngën e re “Lovin Myself”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Lovin Myself”.
Kënga është një rikthim i fuqishëm me një mesazh të qartë: dashuria për veten vjen para gjithçkaje.

E shoqëruar me një videoklip dinamik dhe ngjyra të forta pop, “Lovin Myself” kombinon ritme energjike me një tekst që flet për forcën që gjejmë kur mësojmë të vlerësojmë veten.
Stili karakteristik i Ava-s, me vokalin e saj të fuqishëm dhe pamjen vizuale të kuruar deri në detaj, e bën këngën të spikasë që në dëgjimin e parë.
Kënga pritet të jetë një ndër hitet e verës, veçanërisht mes fansave që ndihen të lidhur me temat e vetëpranimit dhe fuqizimit personal.
“Lovin Myself” vjen pas një periudhe të shkurtë qetësie nga artistja dhe shënon fillimin e një kapitulli të ri muzikor për të. /Telegrafi/



























































