LAJMI I FUNDIT:

AUV: Do të regjistrohet prodhimi individual i mjaltit në Maqedoni

AUV: Do të regjistrohet prodhimi individual i mjaltit në Maqedoni

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në Maqedoni, njofton regjistrimin e prodhimit të mjaltit dhe detyrimet e saj të deklaruara me numrin e qartë të caktuar të analizës së bërë për siguri dhe cilësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i aktivitetit prioritar, ashtu siç thotë drejtori i AUV, Zoran Atanasov, është ngritja e nivelit të sigurisë së konsumimit dhe minimizimi i falsifikimit të mjaltit.


Regjistrimi, sipas Atanasov, do të mundësojë inspektim konkret në prodhim dhe vendosja e saj në programet për kontrollë dhe mbikëqyrje nga ana e AUV-it. Sipas Atanasov për AIM, me regjistrimin do të parandalohet shitja e prodhimit e cila deklarohet si mjalt, ndërsa nuk i përmbush kriteret bazë nga Rregullorja për cilësinë e mjaltit, Kjo sipas tij, në nivel më të lartë, do të ngritë sigurinë dhe cilësinë e këtij prodhimi ushqimor.

Në Maqedoni ka rreth 6 mijë persona që kujdesen për bletët dhe 240 mijë familje të bletëve.

Në vitin 2016, nga vendi, janë realizuar 23 eksporte ku nga tregu ndërkombëtar janë plasuar 120.390 kg mjaltë. /Telegrafi/