LAJMI I FUNDIT:

AUV: Ka probleme me ushqimin dhe higjienën

AUV: Ka probleme me ushqimin dhe higjienën

Institucionet kanë dalur me rezultate të ndryshme për helmimet e fundit me ushqim në Shkup. Sipas Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari “AUV” në lokalin e njohur të Shkupit për ushqim të shpejtë ”Sedmica”, nuk janë gjetur kurrfarë parregullsish, përcjell Telegrafi Maqedoni

“Nga lokali ”Sedmica” janë marrë mostra prej artikujve dhe në bazë të hetimeve epidemiologjike që janë bërë tek pacientët dhe sipas hetimeve mikrobiale në përputhje me rregulloren nuk janë gjetur rezultate pozitive të baketrieve ose shkaktarë sëmundjesh, por rezultati negativ nuk e përjashton sëmundjen”, dekalroi Vanço Novosellski udhëheqës i Sektorit për Mbikëqyrje në AUV.


Ndërsa nga Inspektorati shtetëror sanitar thonë qe tek të gjithë pacientët që kanë ngrënë në lokalin ”Sedmica”, e më pas kanë përfunduar në spital, është gjetur salmonelë.

Në këtë rast, konfirmojmë që bëhet fjalë për infekcion alimentar të shkaktuar nga salmomela enterititis- tha Irina Duhova, inspektorati shtetëror sanitar.

Nga Agjencia për Ushqim paralajmërojnë kontrolle të reja të shtuara edhe në tregje, por edhe në objektet hotelierike, ku fokus do t’i kenë edhe produktet që nuk janë të përpunuara në mënyre termike. Ditëve të shkuara, nga ushqimi në lokale të njohura janë helmuar rreth 50 persona./Telegrafi/