LAJMI I FUNDIT:

Autostradat që anashkalojnë shqiptarët (Foto)

Autostradat që anashkalojnë shqiptarët (Foto)

Dallime në rajonet ku punohet tregon vet harta e publikuar nga ministri Sugarevski lidhur me ndërtimet dhe rikonstruimet e autostradave dhe rrugëve rajonale të vendit. Kështu, për autostradën Gostivar-Kërçovë, në Strategjinë e punës së Ministrisë së Transportit është paraparë që sivjet ose në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të përfundojë vetëm projektimi i projektit. Kështu do të ndodhë edhe me autostradën prej më rreth 20 kilometra Shkup-Bllacë.

Punimet intensive në infrastrukturën e Maqedonisë Lindore nuk kanë të ndalur. Është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ajo që duket se ka harruar pjesët tjera të Maqedonisë, ndërsa po vazhdon zhvillimin e pabarabartë të vendit, në veçanti pjesët që janë të banuar kryesisht me shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.

Pas nisjes së punëve muaj më parë të autostradës të ashtuquajtur “Ekspres Gradsko-Prilep”, dy ditë më parë, ministri i Transportit, Goran Sugarevski i shoqëruar nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov, kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të fazës së dytë të autostradës “Ekspres Shtip-Radovish” me gjatësi prej 23.5 kilometra dhe e cila shtrihet nga qarkorja tek fshati Sofilari të Shtipit deri tek qarkorja afër minierës “Buçim” të Shtipit.

Autostrada “Eskpres Shtip-Radovish”, siç ka thënë Sugarevski, do të ketë 11 ura, prej të cilëve një në gjatësi prej 320 metra, ndërsa do të kushtojë 27 milionë euro. Veç kësaj, ministri Sugareski potencoi se ndërtimi i kësaj rruge ekspres është me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Maqedonisë Lindore dhe Juglindore, pasi të njëjtit do të kenë edhe transport më të shpejt të prodhimeve bujqësore dhe industriale. Sugarevski po ashtu ka informuar se 320 milionë euro tjera do të investohen në ndërtimin e rrugëve ekspres në lindje dhe perëndim dhe në ndërtimin e autostradës Shtip-Milladinoc.

100 DITËT E SUKSESSHME TË SUGAREVSKIT

Po në muajin maj kanë filluar punët intensive edhe për përfundimin e autostradës Miladinov-Shtip më gjatësi 47 kilometra. Kjo autostradë kishte filluar ndërtimin që në vitin 2014, ndërsa disa herë ishin ndërprerë për shkaqe të ndryshme. Ministri Sugarevski, më 16 maj të këtij viti, u zotua se kjo autostradë do të përfundojë në fund të shtatorit.

Punime intensive po vazhdojnë edhe në autostradën e ashtuquajtur “ekspres” Gradsko-Prilep, një autostradë kjo krejtësisht e re nga ajo që aktualisht lidh këto dy qytete. Projekti në fjalë, i filluar zyrtarisht më 14 maj të këtij viti, sipas ministrit Sugarevski, paraqet një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë për Transport dhe Lidhje.

“Autostrada ekspres ‘Gradsko-Prilep’ është e një rëndësie të veçantë për mua dhe Ministrinë e Transportit pasi me këtë autostradë sigurojmë një rrugë moderne dhe të sigurt, e cila do të stimulojë rritjen ekonomike të rajonit nga Vardari e deri në Rajonin e Pellagonisë”, është shprehur atë kohë ministri Sugarevski, duke shtuar se nga kjo autostradë do të përfitojnë 250 mijë qytetarët e Manastirit, Prilepit, Gradskos, Rosomanit, Kavadarit dhe rrethinës. Autostrada ekspres Gradsko-Prilep, siç ka siguruar Sugarevski, do të përfundojë në vitin 2020, ndërsa është e gjatë 33.5 kilometra dhe që kushton 70 milionë euro.

HARROHEN AUTOSTRADAT GOSTIVAR-KËRÇOVË DHE SHKUP-BLLACË

Në 100 ditët e para të Qeverisjes LSDM-BDI, Sugarevski në profilin e tij në Facebook është lavdëruar se Ministria që drejton ai tashmë ka filluar edhe punimet në rrugën e re Shtip-Koçan, Koçan-Vinicë, Shtip-Radovish, Negotinë-Demir Kapi, Manastir-Kamenicë, Kërklino-Manastir, Manastir-Novaci, Berovë-Ratevë, Petrovec-Katllanovë…

E vetmja autostradë që shkurton rrugën drejt Shqipërisë, e që duhej të ishte kryer që në 2016, është ajo Kërçovë-Ohër-Strugë. Megjithatë, pas shumë keqpërdorimeve të qeverisë së kaluar, duket se kjo rrugë edhe tri vite nuk do të mund të lëshohet në përdorim. Së paku, kështu ka thënë ministri i Transportit, kur Parlamenti miratoi aneks-marrëveshjen e re që kjo autostradë të shtyhet për përfundim deri në fund të vitit 2021.

Se me të vërtetë ka dallime në rajonet ku punohet, tregon harta e publikuar nga vet ministri Sugarevski lidhur me ndërtimet dhe rikonstruimet e autostradave dhe rrugëve rajonale të vendit. Kështu, për autostradën Gostivar-Kërçovë, në Strategjinë e punës së Ministrisë së Transportit është paraparë që sivjet ose në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të përfundojë vetëm projektimi i projektit. Kështu do të ndodhë edhe me autostradën prej rreth 20 kilometra Shkup-Bllacë. Harta e Ministrisë së Transportit tregon se aktualisht punimet në terren po zhvillohen në autostrada eksprese Gradsko-Prilep, në atë Shtip-Koçanë, si dhe në Shtip-Radovish. Autostrada eksprese deri në fund të vitit do të nis edhe për rrugën Rankocë-Kriva Pallankë, Prilep-Manastir dhe në rrugën Strumicë-kufiri me Bullgarinë.

Veç kësaj, rehabilitimet e dy-tre rrugëve rajonale që kalojnë nëpër vendimet shqiptarë e të paralajmëruara disa muaj më parë, duket se nuk janë prioritet i shpejtë i MTL-së. Rehabilitimi i rrugës Ropalcë-Mateç-Likovë nuk ka filluar akoma. Ashtu siç nuk ka filluar edhe rehabilitimi i rrugës Kumanovë-Opajë-Sllupçan. Nuk ka filluar as rehabilitimi i rrugës Gostivar-Kolar, si dhe ajo Strugë-Qafë Thanë.

SHKUP-BLLACË, HISTORIA QË NUK KA FUND

Duket se autostrada e shumëpërfolur Shkup-Bllacë nuk do të nis as në fillim të vitit të ardhshëm, ashtu siç u paralajmërua me pompozitet nga zyrtarë shqiptarë të BDI-së. Tek tani del të kenë qenë gënjeshtra deklaratat për vite të tëra se “projekti studimor është nga fundi”. Projekti ideor, ashtu siç thuhet tani, ka nis të përgatitet ndërsa njëjta sikurse viteve të kaluara, edhe kjo autostradë do të insistohet të ndërtohet me partneritet-publiko privat. Madje, ka zëra se në fund të 2019-ës dhe jo në fillim të vitit do të mund të nisin punimet. Nga ana tjetër, deri në fund të këtij muaji, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit në gjatësi prej rreth 70 kilometra do të lëshohet në përdorim deri në afërsi të Kaçanikut./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Zjarri në Spitalin e Pejës ishte i qëllimshëm, u shkaktua nga një person i maskuar

Shëndetësi
Kalo në kategori