Qarkullimi në autostradat e Kosovës pritet të bëhet me pagesë, pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Por ata tregojnë se ende nuk është marrë ndonjë vendim kur do të fillojë aplikimi i tarifave rrugore.
Kosova, me buxhetin e saj vetanak ka punuar në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë nga njëra anë,dhe në pritje të lidhjes me Serbinë nga ana tjetër, dhe tjetra që ka nisur drejt Shkupit.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku për Radion Evropa e Lirë, thotë se procesi i vënies se taksës për ngasësit në autostradë do të ndodhë, por janë duke pritur edhe përfundimin e autostradës Prishtinë – Shkup, në mënyrë që të ketë ofertë më të volitshme për ofertuesit potencialë.
Po ashtu ai, ka treguar se sivjet Tirana zyrtare do të marrë vendim që të vendosë taksën prej 5 eurosh për shfrytëzimin e autostradës së kombit dhe Ministria e Infrastrukturës do të shoh ndikim e kësaj takse në qarkullimin e qytetarëve.
“Ne po presim që të përfundojmë edhe autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe kur të kemi një ofertë për cilëndo kompani, që ajo të ketë në disponim 140 kilometra mund të jetë një çmim shumë i volitshëm për pagesë për qytetarët tanë”, ka thënë Zharku.
Por, futja e taksave rrugore ka ndarë qytetarët e vendit. Një pjesë e tyre e vlerësojnë si të panevojshme futjen e taksave për shfrytëzimin e autostradës, por ka edhe të tillë që e cilësojnë si një proces të domosdoshëm.
Valbona një qytetare nga Prishtina, thotë se shfrytëzimi i autostradave duhet të bëhet me pagesë, por që mjetet të shfrytëzohen për mirëmbajtjen e autostradave.
“Mendoj se është e drejtë që qarkullimi në autostradë të bëhet më pagesë, sikurse në vendet tjera të rajonit. Por, që mjetet të shfrytëzohen vetëm për mirëmbajtjen e autostradës, sidomos gjatë sezonit të dimrit, por edhe për ndriçim”, ka thënë Valbona.
Ndryshe mendon Bekim Sfishta, punëtor në sektorin privat. Ai e quan të padrejtë nëse Qeveria e Kosovës merr ndonjë vendim të tillë.
“Mendoj se nuk duhet që qarkullimi nëpër autostrada të bëhet më para. Sepse gjendja në Kosovë është e vështirë, shumë qytetarë jetojnë në kushte të rënda. Çfarëdo çmimi që vendoset, mendoj se do të ndikojë në xhepin e qytetarëve”, tha ai.
Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa një ndihmë nga jashtë.
Autostrada Durrës – Kukës – Morinë, që lidh Kosovën më Shqipërinë e quajtur “Ibrahim Rugova”, zyrtarisht thuhet se ka kushtuar mbi 700 milionë euro.
Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë edhe autostrada Prishtinë – Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” me gjatësi prej 55 kilometrash, e që buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë 600 milionë euro.
Të gjithë ngasësit e automjeteve që shfrytëzojnë autostradat në Kosovë duhet të paguajnë një shumë të caktuar të mjeteve, në mënyrë që të rritet siguria e qytetarëve në komunikacion, thotë Muhamet Krasniqi, ekspert për çështje të komunikacionit.
“Kjo do të ndikojë direkt në rritjen e sigurisë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit. Për shkak se në të gjitha shtetet, në forma të ndryshme, në dalje apo hyrje të autostradës paguhet taksa për shfrytëzimin e autostradës”, ka thënë Krasniqi.
Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin.
Lidhur me procesin e dhënies me koncesion, Qeveria ende nuk ka bërë ndonjë plan të detajuar. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit