Autostrada për Shkup nisë më 3 korrik

Ministria e Infrastrukturës (MI), bën të ditur se Projekti i Autostradës “Prishtinë-Hani i Elezit” do te realizohet bazuar ne standardet ndërkombëtare TEM (Trans European Motorëay Standards) dhe ka një çmim prej 599,944,263.54 Euro. Kjo është kontrata me e mirë dhe më e favorshme e arritur në rajon.
“Pas suksesit të dëshmuar në ndërtimin e rrugës së Kombit, realizimit në kohë rekorde dhe me standardet më të mira dhe vlerësime e çmime ndërkombëtare, Qeveria e Republikës së Kosovës po nis realizimin e projektit të dytë më të madh infrastrukturor në historinë e vendit”.
“Kosova po shndërrohet kështu ne nyje të rëndësishme infrastrukturore që lidh popujt dhe vendet, ekonomitë dhe perspektivën zhvillimore si parakusht për integrimet euro-atlantike. Puna për ndërtimin e kësaj vepre nis me datën 3 korrik 2014, në orën 11.00 ne nyjën lidhëse te Rrugës së Kombit R7 me autostradën e re R6”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.
Një tjetëer risi e cila do të jenë ëpr dallim me kontratën e Autostradën Morinë –Merdare, ku kontrata nuk ishte berë publike. “Ministria e Infrastrukturës njofton se ditën e marte me datë 8 korrik nga ora 9 – 12 në lokalet e MI, u ve ne dispozicion për ta parë e lexuar Kontratën e re të gjithë te interesuarve”.
Ndërtimi i Kosovës është sfida jonë e përbashkët, prandaj Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës nisin sot jetësimin e një tjetër vepre të madhe që kalon përmasat nacionale duke hapur një kantier të ri ndërtimi me perspektivë zhvillimore për qytetaret dhe biznesin e Kosovës.
Ky do te jete një tjetër sukses i qytetarëve dhe vendit tonë të dashur, është zhvillim dhe zgjerim i partneriteteve tona strategjike. /Telegrafi/





















































