Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka urdhëruar Izraelin të parandalonte aktet e gjenocidit kundër palestinezëve, por jo edhe të ndalë luftën në Rripin e Gazës.
Ndaj këtij urdhri ka reaguar Autoriteti Palestinez, i cili ka thënë se vendimi i një gjykate të lartë të OKB-së se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar çdo akt gjenocidi në Gaza tregon se “asnjë shtet nuk është mbi ligjin”.
“Urdhri i GJND-së është një kujtesë e rëndësishme se asnjë shtet nuk është mbi ligjin”, tha ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riyad al-Maliki.
Ai ka shtuar se vendimi “duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Izraelin dhe akterët që mundësojnë pandëshkueshmërinë e rrënjosur”.
Theksojmë se GJND-ja me këtë vendim nuk urdhëroi në mënyrë eksplicite një armëpushim në Gaza.
Ajo urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Gaza.
Gjithashtu urdhëroi gjithashtu një përmirësim të situatës humanitare.
1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;
2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria të mos kryejë akte gjenocidale;
3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;
4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmat humanitare;
5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi;
6. Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq akuzon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Rusët tentuan sërish të marrin nën kontroll qytetin CHasiv Yar, edhe kësaj radhe dështuan – artileria ukrainase ishte shumë precize
Vuçiq e krahason opozitën serbe “Serbia kundër dhunës” me organizatën e atentatorit të kryeministrit sllovak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare