LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet gjetën 129 emigrantë “të paketuar” në një kamion mallrash në Meksikë

Autoritetet gjetën 129 emigrantë “të paketuar” në një kamion mallrash në Meksikë

Autoritetet meksikane gjetën 129 migrantë “të paketuar” në pjesën e pasme të një kamioni mallrash, tha Instituti Kombëtar i Migracionit.

“Emigrantët nga Guatemala, Hondurasi, El Salvador dhe India” u zbuluan të premten në mbrëmje në shtetin lindor të Veracruz, kanë thënë autoritetet të shtunën në një deklaratë, përcjell Telegrafi.


Meksika është në mes të një vale të nxehti që ka vrarë të paktën tetë persona.

Dhe kamioni plot me emigrantë u gjet në qytetin Sayula de Aleman, ku temperaturat parashikoheshin të arrijnë 44 gradë Celsius (111 gradë Fahrenheit) të dielën, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik.

Instituti i migracionit tha se 51 emigrantë nga Guatemala u kthyen në atë vend.

Ndërsa 19 të mitur të tjerë të pashoqëruar nga Guatemala dhe Hondurasi u transferuan në një strehë të veçantë dhe pjesa tjetër u transferuan në një stacion migracioni.

Mijëra emigrantë, shumë prej të cilëve ikin nga varfëria dhe dhuna në vendet e tyre, kalojnë çdo ditë Meksikën me shpresën për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë rrugës ata shpesh bien viktima të bandave të krimit të organizuar ose trafikantëve të qenieve njerëzore.

Më shumë se 2,100 emigrantë u rrëmbyen në Meksikë vitin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Migracionit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori