LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet gjermane arrestojnë tre persona, dyshohet se spiunon për Kinën

Autoritetet gjermane arrestojnë tre persona, dyshohet se spiunon për Kinën

Autoritetet gjermane thonë se kanë arrestuar tre persona të dyshuar për spiunazh për Kinën, shkruan BBC.

I dyshuari kryesor, i quajtur Thomas R, akuzohet se ka spiunuar për Ministrinë e Sigurisë shtetërore kineze (MSS), transmeton Telegrafi.


Prokurorët pretendojnë se rrjeti i tij drejtonte një kompani e cila bashkëpunonte me organizata kërkimore gjermane.

Të akuzuarit thuhet se kanë mbledhur informacione të ndjeshme, duke përfshirë dizajne për një motor të përshtatshëm për t’u përdorur në anijet luftarake, për t’i kaluar në Kinë.

Sipas policisë, në një zhvillim të veçantë, dy burra në Mbretërinë e Bashkuar u akuzuan për spiunazh për Kinën, pasi u akuzuan për sigurimin e informacionit që mund të ishte “i dobishëm për një armik”.

Në rastin gjerman, prokurorët pretendojnë se Thomas R mori “teknologji inovative për përdorim ushtarak” në emër të një punonjësi të MSS.

Ata gjithashtu pretendojnë se ai përdori një kompani – të drejtuar nga dy të dyshuarit e tjerë, të quajtur Herwig F dhe Ina F – e cila kontaktoi njerëz që punonin në shkencë dhe kërkime.

Një projekt i parë në lidhje me funksionimin e motorëve detarë me performancë të lartë për përdorim në anijet luftarake, supozohet se është përfunduar tashmë.

Në kohën e arrestimit të tyre, të akuzuarit dyshohet se ishin në negociata të mëtejshme për projekte të tjera që mund të ishin të dobishme për marinën e Kinës, thanë prokurorët.

Ata shtuan se arrestimet u kryen në Hessen dhe North-Rhine-Westphalia.

Tre të dyshuarit akuzohen gjithashtu për eksportimin e një laseri në Kinë, i cili është i ndaluar sipas rregulloreve të BE-së për “përdorim të dyfishtë”.

Rregullat ndalojnë dërgimin e mallrave që mund të përdoren për qëllime ushtarake dhe civile në vende të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori