LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet e Tehranit rrëzojnë shtëpinë e alpinistes iraniane që garoi pa shami

Autoritetet e Tehranit rrëzojnë shtëpinë e alpinistes iraniane që garoi pa shami

Irani ka shkatërruar shtëpinë në pronësi të një anëtari të familjes së një alpinisteje iraniane, e cila konkurroi në një garë jashtë shtetit pa shaminë e saj.

Në videon e publikuar, vëllai i alpinistes iraniane Elnaz Rekabi, që gjithashtu është një sportist, shihet duke qarë pranë rrënojave të një shtëpie.

Rekabi që është 33 vjeçe, dhe vëllai i saj Davoud thuhet se u arrestuan të dy pas kthimit të saj në Iran pas turneut në Korenë e Jugut në tetor, në të cilin ajo garoi pa shami.


Elnaz Rekabi garon gjatë finales së gurëve për femra të Kampionatit Aziatik të Federatës Ndërkombëtare të Ngjitjes Sportive në Seul, Koreja e Jugut, më 16 tetor 2022

Shumë e morën këtë veprim si shenjë solidariteti për protestat mbarëkombëtare në atdheun e saj, të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini në paraburgimin e policisë.

Sipas mediave lokale, shtëpia nuk u shkatërrua si një akt hakmarrjeje ndaj paraqitjes së Rekabit në Korenë e Jugut.

Agjencia e lajmeve Tasnim tha se shtëpia ishte rrafshuar nga autoritetet përpara se Rekabi të merrte pjesë në garë, duke shtuar se zoti Rekabi nuk kishte lejen e duhur për ndërtimin e saj.

Alpinistja iraniane Elnaz Rekabi, e veshur me një fashë, garon gjatë finales së gurëve të grave të Kampionatit Aziatik të IFSC në Seul, Kore e Jugut

Pasi mbërriti në aeroportin ndërkombëtar Imam Khomeini jashtë Teheranit, ajo përsëriti shpjegimin  që e përshkruante atë që nuk mbante hixhabin si ‘të paqëllimshme’.

Qeveria iraniane ushtron vazhdimisht presion mbi aktivistët brenda dhe jashtë vendit, duke transmetuar shpesh ato që grupet e të drejtave i përshkruajnë si rrëfime të detyruara në televizionin shtetëror – të njëjtat kamera që ajo iu drejtua kur mbërriti në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori