LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet bregdetare nuk i lejuan të hynin të Itali, emigrantët notuan nga anija deri në Lambedusa

Autoritetet bregdetare nuk i lejuan të hynin të Itali, emigrantët notuan nga anija deri në Lambedusa

Meqenëse qeveria aktuale italiane, e ka ndaluar hyrjen e emigrantëve në teritorrin e Italisë, autoritetet bregdetare nuk lejuan një barkë me emigrantë të ankoroheshin.

Kjo nuk i ndaloi dhjetë emigrantë, që të hidheshin në ujë dhe deri në Lampedusa të shkonin me not, transmeton Telegrafi.


Të gjitha ata, ishin të shpëtuar nga barka të ndryshme nga anija shpëtimtare Open Arms, që qëndronte në një zonë larg bregdetit. Në mesin e të shpëtuarve, ishte edhe një grua, që pësoi sulm paniku por gjendja saj është e mire.

Sa i përket emigrantëve që notuan deri në ishullin italian Lampedusa, është thënë se do të dërgohen forcat ushtarake dhe të merren nga aty.

Në mënyrë që të ndalohet emigrimi ilegal, qeveria italiane do të rrisë edhe më shumë sigurinë në ujëra italiane. /Telegrafi/