“Jamiroquai” rikthehet në tregun muzikor. Me makinat e tij të shpejta, gratë joshëse dhe tingujt jokonvencionalë, grupi fitues i çmimeve Grammy publikoi të premten albumin e tetë, të quajtur “Automaton”.

I shkruar dhe prodhuar nga vokalisti Jay Kay dhe anëtari tjetër Matt Johnson, ky është album i parë i publikuar që prej “Rock Dust Light Star” në vitin 2010.


Kënga e parë e “Automaton” është ajo nga ka marrë edhe titullin albumi, ndërsa videoja muzikore përfshin Jay Kay në skenare futuristike.

I themeluar në vitin 1992 nga Kay, grupi “Jamiroquai” ka përjetuar suksese të mëdha që prej albumit debutues “Emergency on Planet Earth” në vitin 1993.

Që prej atëherë, bendi ka shitur mbi 26 milionë disqe në të gjithë botën, ka fituar dy çmime Grammy, e madje ka hyrë edhe në Librin e rekordeve Guinness për koncertin e mbajtur në bordin e një avioni.

Pas koncertit të parë pas gjashtë vitesh që u mbajt më 28 mars në Paris, grupi do të ngjitet në skenën londineze në fundjavë. /TCH/Telegrafi/