LAJMI I FUNDIT:

Autobusi i parkuar në Australi befasisht filloi të lëvizë drejt pompës së derivateve, 14-vjeçarja futet me shpejtësi dhe ia ndryshon drejtimin

Autobusi i parkuar në Australi befasisht filloi të lëvizë drejt pompës së derivateve, 14-vjeçarja futet me shpejtësi dhe ia ndryshon drejtimin

Një vajzë 14-vjeçare është cilësuar si heroinë, pasi me reagimin e saj të shpejtë pengoi një autobus shkolle të përplasej me një pikë karburanti në Uellsin e Ri Jugor.

Një autobus i shkollës së mesme ishte parkuar para shkollës të mërkurën e kaluar, kur filloi të lëvizte përpara pa shofer në timon, transmeton Telegrafi.


Isabelle Miller, e cila hipi në autobus vetëm për të folur me miqtë, vrapoi në pjesën e përparme të automjetit dhe kapi timonin ndërsa autobusi kaloi rrugën dhe u nis drejt veturave tjerë dhe pikës së karburantit, shkruan Guardian.

“Mendoj se freni ishte prishur dhe kishte filluar të lëvizte. Për shkak se ishte një tatëpjetë e lehtë, filloi të lëvizte me shpejtësi. Por një vajzë e re vrapoi në pjesën e përparme të autobusit, shtypi frenat dhe drejtoi nga ana tjetër”, tha Faith Pittman, punonjësja e pikës së karburantit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë njerëz që qëndrojnë në rrugën pranë autobusit, përpara se 14-vjeçarja të kapte timonin.

Duke folur në emisionin Nine’s Today, Miller vuri në dukje se “të gjithë ishin të tmerruar”.

“Askush nuk bëri asgjë për të ndaluar autobusin, kështu që unë vrapova në pjesën e përparme të autobusit dhe e ktheva atë për të shmangur një përplasje”, tha ajo.

“Ishte shumë e frikshme të mendosh se si mund të kishte ndodhur diçka e keqe nëse nuk do të kisha bërë asgjë”, shtoi ajo.

Vajza konfirmoi se dikur kishte vozitur një veturë në livadhe, por pohon se nuk kishte përvojë tjetër drejtimi përveç kësaj.

Videoja tregon gjithashtu një mësues që përpiqet ta shtyjë autobusin mënjanë nga jashtë, por gjithçka varej nga Miller.

“Nëse do të kishte goditur pompën, do të kishte hedhur në erë të gjithë vendin. Siç mund ta imagjinoni, padyshim që mund të kishte qenë një fatkeqësi”, tha Pittman.

Ajo vuri në dukje se shoferi i autobusit po fliste me mësuesin kur autobusi filloi të lëvizte. Drejtori i shkollës së mesme Trent Graham dhe kryebashkiaku Robert Mustoë e vlerësuan adoleshenten për veprimet e saj. Policia lokale tha se po heton ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori