Autobusi i "Dancing with the stars" përfshihet në një aksident fatal në SHBA

“Dancing with the stars” mbetet një ndër spektaklet më të mëdha të vallëzimit në botë.
Mirëpo, edicioni i këtij spektakli jashtë vendit është përballur me një lajm tejet të hidhur dhe tronditës.
Autobusi i turneut me të cilin ata udhëtojnë për të bërë shfaqje, është përfshirë nga një aksident me fatalitet.
Ai është përplasur, duke shkaktuar një rrëmujë së bashku me 50 vetura të tjera.
Aksidenti ka ndodhur në Ames, të SHBA-ve
Nga aksidenti në fjalë ka mbetur i vdekur një person, ndërsa shumë të tjerë luftojnë në gjendje kritike për jetën.
Spektakli “Dancing with the stars” ishte realizuar edhe në Shqipëri për gjashtë edicione rresht, ndërsa viteve të fundit, producentët nuk e vazhduan transmetimin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2018
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































































