Ministrja e Qeverisë së Austrisë për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka dalë me një propozim pesë pikësh rreth Ballkanik Perëndimor.
Ajo ka kritikuar qasjen e deritanishme të Bashkimit Evropian me rajonin pasi nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna ndër vite.
Në pikën e katërt, ministrja i ka dhënë hapësirë Kosovës dhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“The EU must take the lead in the Western Balkans” ⬇️ (1/13) pic.twitter.com/flZPjfRzGj
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) November 7, 2023
Politikania austriake ka thënë se duhet të bëhet progres rreth anëtarësimit të Serbisë dhe avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim para zgjedhjeve të brendshme të BE-së.
“Progres në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë dhe procesimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës para zgjedhjeve të BE-së ( ndërlidhur me zhvillimet e mëtejme në bisedimet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës); nëse BE dëshiron të prijë, njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare është imperativ”, shkruan në propozimin e ministres, të cilën e ka publikuar në platformën X.
Ndër tjera, qeveritarja ka pohuar se incidentet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë na kanë treguar se sa e brishtë është situata në rajon.
Ajo ka shprehur bindjen se familja evropiane nuk është e plotë “pa gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Le të tregojmë se Evropa është e aftë të jetë një akter gjeopolitik të paktën në portat e saj – jo, në oborrin e saj”.
Edtstadler ka dhënë propozime edhe për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë si dhe Bosnje-Hercegovinën.
Ajo ka deklaruar se gjatë vitit 2024 duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndërsa kërkoi të bëhet progres real me anëtarësimin e Malit të Zi.
Minstrja ka thënë propozuar që gjatë këtij viti të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnjën.
Kjo nuk do të thotë se partnerët në Ballkanin Perëndimor nuk kanë nevojë të ecin përpara me reformat dhe t’i zbatojnë ato në terma konkretë – përkundrazi, nuk ka rrugë të shkurtra për t’u bërë anëtarë të plotë të BE-së, kujtoi zyrtarja austriake. /Telegrafi/
is a question of security for the EU.
I am firmly convinced that the European family is not complete without our six partners in the Western Balkans. Let us show that Europe is capable of being a geopolitical actor at least at its gates – no, in its very courtyard. (13/13)
— Karoline Edtstadler (@k_edtstadler) November 7, 2023
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Viti, vidhet një kasafortë me para
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur