LAJMI I FUNDIT:

Austria nuk dëshiron punëtorët nga Kroacia

Austria nuk dëshiron punëtorët nga Kroacia

Rreth 28 mijë shtetas të Kroacisë kanë punuar në Austri gjatë vitit të kaluar, derisa ky numër shkon duke u rritur çdo vit prej 1-2 për qind.

Qeveria e Austrisë ka vendosur që të kërkojë nga Komisioni Evropian që ta zgjasin periudhën e tranzicionit deri në vitin 2020, kohë kjo gjatë së cilës kroatët nuk kanë qasje të plotë në tregun austriak të punës.


Austria po i konsideron punëkërkuesit nga Kroaci si rrezik potencial për tregun vendor.

Ky vendim u bë publik nga Kancelari Sebastian Kurz dhe ka gjetur mbështetje edhe te presidenti Christoph Leitl, përcjell KosovaPress.

Si një nga arsyet për këtë është se një numër i madh i të pa punësuarve kroatë kanë filluar që të jetojnë në Austri. Janë rreth 4 mijë e 800 të papunë që kanë ardhur nga Kroacia ndërsa tani jetojnë në Austri.

Shteti austriak momentalisht është duke shqyrtuar turizmin dhe punësimin sezonal.

Shtetet e BE-së kanë të drejtë të kufizojnë qasjen e punëtorëve nga shtetet e tjera në tregun e tyre. Kjo mund të bëhet nëse vlerësohet që hapja e plotë e kufijve ndikon negativisht në tregun vendor të punës.

Nëse Brukseli miraton kërkesën e Austrisë, atëherë kroatët do të jenë të kufizuar për të qenë pjesë e tregut të punës në Austri deri me 1 korrik të vitit 2020. /Telegrafi/