LAJMI I FUNDIT:

Austria një mik dhe partner i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit

Austria një mik dhe partner i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit

Një delegacion i lartë austriak, i kryesuar nga Erhard Busek, ish zëvendës kancelar i Austrisë, Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian dhe deputetja Carmen Jeitler-Cincelli, është pritur sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Austrinë për partneritetin dhe miqësinë e treguar me Kosovën, veçmas në fushën ekonomike, duke treguar përkushtimin e Qeverisë për të çuar përpara proceset më të rëndësishme, të zhvillimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.


Për Erhard Busek, Kosova ka shënuar shumë storie të suksesit dhe sot në festën e 10 vjetorit të saj është në një pozicion pozitiv. “Austria do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës”, tha Busek, duke e vlerësuar si tejet të rëndësishëm pozicionin e saj në Ballkan.

Nga ana tjetër, Kryeministri Haradinaj ka falënderuar delegacionin austriak, që bashkë me miq të tjerë, janë sot pjesë e festës së Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/