LAJMI I FUNDIT:

Austria ndalon ndërtimin e murit pranë selisë së qeverisë

Austria ndalon ndërtimin e murit pranë selisë së qeverisë

Kancelari austriak, Kristijan Kern vendosi sot të ndërpresë ndërtimin e murit mbrojtës kundër sulmeve të mundshme terroriste përpara selisë së qeverisë në Vjenë.

Ky vendim vie, pasi qeveria u kritikua për mos marrjen e masave të ngjashme mbrojtëse në zonat e mëdha turistike.


Puna për ndërtimin e pesë blloqeve të mëdha të betonit para Pallatit të Hofburgut, ku janë vendosur edhe kancelari dhe selia e presidentit, filloi muajin e kaluar.