LAJMI I FUNDIT:

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Katër diplomatë rusë, dy prej të cilëve janë të akredituar pranë OKB në Vjenë, do të dëbohen nga Austria, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Ata vepruan “në një mënyrë të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në deklaratë, transmeton Telegrafi.

“Personat e përmendur ftohen të largohen nga territori austriak jo më vonë se data 8 shkurt”, njoftoi ndër tjera qeveria, pa treguar se për çfarë akuzohen konkretisht.

Rusia ka një numër të madh diplomatësh në Austri në nivel dypalësh, ata që e përfaqësojnë atë në OKB, si dhe në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ekspertët besojnë se që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Austria ka qenë vendi i spiunazhit të shpeshtë ndërkombëtar.

Austria nuk iu bashkua Britanisë dhe një numri vendesh evropiane në dëbimin e diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në vitin 2018, që besohet të jetë përgjegjës Kremlini.

Reklama

Vjena dëboi një diplomat rus të akuzuar për spiunazh në gusht 2020, dhe atë për herë të parë në historinë e vendit.

Katër të tjerë u dëbuan në prill 2022, si pjesë e reagimit të koordinuar të vendeve evropiane pas zbulimit të masakrës së civilëve në Bucha afër Kievit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të mbushur plot me ushtarë brenda, po ecnin zvarrë për të ikur nga shpërthimi

Ukrainasit shkatërrojnë tankun rus të mbushur plot me ushtarë brenda, po ecnin zvarrë për të ikur nga shpërthimi

Evropa
Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot

Bayraktar përfunduan me sukses testimin e tretë të aeroplanëve luftarakë pa pilot

Turqia
Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

Evropa
Pas akuzave ndaj Donald Trump, reagon ashpër djali i ish-presidentit amerikan

Pas akuzave ndaj Donald Trump, reagon ashpër djali i ish-presidentit amerikan

Amerika
Pamje për së afërti të luftimeve në llogoret afër Bakhmutit, si ushtarët ukrainas po i zmbrapseshin sulmit rus

Pamje për së afërti të luftimeve në llogoret afër Bakhmutit, si ushtarët ukrainas po i zmbrapseshin sulmit rus

Evropa
Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës shkatërron tankun rus

Momenti kur droni kamikaz i Ukrainës shkatërron tankun rus

Amerika
Kalo në kategori