LAJMI I FUNDIT:

Australiani rrokulliset aksidentalisht me veturën e tij në një incident rrugor, zemërohet dhe nxjerr një thikë

Australiani rrokulliset aksidentalisht me veturën e tij në një incident rrugor, zemërohet dhe nxjerr një thikë

Kur nervoza gjatë vozitjes del vërtet jashtë kontrollit, të gjithë duket se humbasin.

Kjo është sigurisht e vërtetë për një incident të tillë të regjistruar së fundmi në Australi.


Një burrë me një SUV Holden Astra përplas një sedan të vogël kur pastaj u rrokullis me veturën e tij.

Policia thotë se ai më pas doli nga vetura dhe nxjori një thikë të cilën e mbajti një kohë para se të arrinin, transmeton Telegrafi.

Me sa duket, sherri i tërbimit rrugor ndodhi në orët e vona të pasdites të së mërkurës përgjatë autostradës Princes në Tynong North pranë Melburnit.

“Astra supozohet se përplasi sedanin, duke bërë që Astra të rrotullohej”, tha policia në një deklaratë.

Videoja konfirmon pikërisht atë seri ngjarjesh. /Telegrafi/