LAJMI I FUNDIT:

AUK uron Ramush Haradinajn për detyrën e kryeministrit

AUK uron Ramush Haradinajn për detyrën e kryeministrit

RIT Kosovë (A.U.K) përgëzon Ramush Haradinajn, ish-student në këtë institucion, për marrjen e detyrës si Kryeministër i Kosovës.

“Nuk është çdo ditë që një ish-student i RIT Kosovës (A.U.K) arrin zyrën më të lartë të detyrës në Qeverinë e Kosovës”, tha presidentja Dr. Sharon Hart. “Arritja e Z. Haradinajt do të shërbejë si një shenjë e rëndësishme në historinë e institucionit tonë të arsimit të lartë dhe do të llogaritet në arritjet më të larta të më shumë se 1.110 ish-studentëve.”

Kryeministri Ramush Haradinaj fitoi titullin “Master i Shkencave (MS) në Udhëheqjen e Shërbimeve dhe Inovacionin”. Diplomën e fitoi 17 nëntor 2007. Ai ishte një nga studentet më të mirë në klasën e tij me një GPA (mesatare të notave) të përkryer. Profesorët kujtojnë se z. Haradinaj ishte gjithmonë në kohë, i respektueshëm dhe i vëmendshëm ndaj detajeve. Z. Haradinaj është gjithashtu një ish-student i angazhuar, gjithmonë duke marrë pjesë në ceremonitë e diplomimit dhe në ngjarjet tjera të RIT Kosovë (A.U.K) kurdo që është e mundur.

“Megjithëse politika e RIT Kosovë (A.U.K) është të mbetet rreptësishtë apolitike, ne jemi të kënaqur që shohim diplomën tonë që i shërben Kosovës në zyrën më të lartë politike. RIT Kosovë (A.U.K) e vlerëson angazhimin tonë të komunitetit ndaj diversitetit dhe përfshirjes, Integritetit Akademik dhe standardeve më të larta të sjelljes morale dhe etike. RIT Kosovë (A.U.K) mbetet e përkushtuar për suksesin e studentëve dhe të të diplomuarve dhe përgëzon Kryeministrin Haradinaj për këtë rast historik.” – tha Daniel Cosentino, Zëvendës President për Çështjet Akademike dhe Drejtor i Programeve Akademike të RIT-së.

Kryeministri Haradinaj u betua të shtunën më 9 shtator 2017 në Parlamentin e Kosovës, për të marrë detyrën e Kryeministrit sot. Ai bëhet kryeministri i tretë i vendit që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Rreth RIT Kosovë (A.U.K): RIT Kosovë (A.U.K) është institucioni i vetëm privat jofitimprurës, i arsimit të lartë të Kosovës, i cili ligjëron tërësisht në gjuhën angleze. Është gjithashtu institucioni i vetëm në Kosovë, gradat e të cilit janë akredituar dhe njohur në mbarë botën falë partneritetit me Institutin Rochester të Teknologjisë (RIT) në Nju Jork.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori