LAJMI I FUNDIT:

Auditimi i IML-së, konstatohen 670 autopsi të papërfunduara

Auditimi i IML-së, konstatohen 670 autopsi të papërfunduara

Një raport që është siguruar në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare është mësuar për shkeljet e mëdha që kanë ndodhur ndër vite në Institutit e Mjekësisë Ligjore. Në raportin e auditimit të brendshëm të këtij institucioni flitet për mos përfundim të 670 raporteve mjekësore por shqetësuese është edhe mos dërgimi i lëndëve në librin bazë të protokollit dhe as në librin ndihmës të ekspedicionit të brendshëm.

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, e ktheu edhe një herë në qendër të vëmendjen këtë institucion.


Në fakt, ajo që u konsiderua si një skandal i madh, duket të mos jetë problemi i vetëm në këtë organ shtetëror.

Një Auditim i bërë këtij institucioni, raportin e të cilit e ka në dorë edhe ministrja Albulena Haxhiu, ka nxjerrë në pah shumë parregullsi.

Këtë dokument e ka siguruar ekskluzivisht Radio Televizioni Dukagjini, ndërsa përfshinë periudhën kohore nga viti 2003 deri në vitin 2021.

Aty janë gjetur plot 670 raste të autopsive të papërfunduara.

“Raporti i dorëzuar nga Instituti Mjekësisë Ligjore (IML) figurojnë gjithsej raporte të pa përfunduara, nga periudha 01.01.2003-31.12.2021 janë gjithsej 670 lende. Nga këto lende gjithsejtë 670 nga viti 2003 deri ne vitin 2021, janë përzgjedhur për mostër 74”, thuhet në dokumentin e raportit të auditimit të brendshëm.

Sipas këtij dokumenti, janë katër mjek ligjorë për të cilët janë konstatuar vonesa dhe mospërmbyllje të raporteve. Në dokumentin e siguruar emrat e tyre janë paraqitur me iniciale.

Ndërkohë, vonesat në përmbyllje të autopsive shkojnë deri në 7 vjet.

Pa u përmendur arsyet në raport thuhet se puna në laborator shumë shpesh është pezulluar.

“Shumë shpesh puna në laborator është pezulluar apo ndaluar komplet. Ndërsa për vonesat në Laboratorin e Histopatologjisë nuk kemi ndonjë arsye pse janë vonuar analizat ne fjalë”, thuhet në dokument.

E parregullsi në punë të IML, raporti auditimit ka vërejtur edhe tek arkivi i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Raporti konstaton se ky institucion nuk ka libër bazë të protokollit dhe as libër ndihmës të ekspedicionit të brendshëm.

“Raportet mjekoligjore nuk regjistrohen ne protokollin baze dhe nuk përcillen përmes librave ndihmës te ekspedicionit, dhe shkresat nuk regjistrohen si te përfunduara në mënyre që lendet pasive të procedohen për arkivim dhe te ruhen ne arkiv. Po ashtu, edhe dy laboratorët e Institutit, nuk i regjistrojnë raportet  – shkresat e tyre përmes protokollit dhe kështu raportet mjeko – ligjore nuk kane datën, muajin dhe vitin e regjistrimit”, vijon dokumenti.

Mos dërgimi i lëndëve përmes librit të protokollit sipas auditorëve të brendshëm ka bërë qe mos të dihet shkaku se a janë përfunduar analizat laboratorike apo edhe se ku gjenden.

“Gjatë marrjes së mostrave auditimit i janë ofruar të dhëna të cilat nuk përputhen me njëra-tjetrën”, thuhet në dokument.

Për punën e IML-së dyshime janë ngritur edhe në raportet toksikologjike.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori