eksperti ad

Audi SQ5 Sportback për vitin 2021 mori një motor dizel me 341 kuaj fuqi, marrë nga modeli SQ5.

Prodhuesi gjerman ka prezantuar një version të ri me naftë të SQ5 Sportback.


Nën kapak është një motor 3.0-litër V6 TDI i shoqëruar me një sistem hibrid "të butë" 48 volt, transmeton Telegrafi.

125806485360116d02e52bb591648892 v4 big

Motori është pak më i dobët se modeli i vitit të kaluar, kështu që në vend të 347 kuaj fuqi (255 kW), tani prodhon 341 kuaj fuqi (251 kW), ndërsa çift rrotullimi maksimal mbeti i pandryshuar në 700 Nm, dhe është i disponueshëm në intervalin 1,750-3,250 rpm min.

Audi deklaron se makina përshpejton në 100 km / orë në 5.1 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km / orë.

83491263660116d030bec8012127660 v4 big

2021 SQ5 Sportback është i pajisur me rrota aliazh 20 inç si standard, me goma 255/45. Si opsion, rrota 21 inç janë gjithashtu në dispozicion.

Klientët mund të paguajnë gjithashtu shtesë për frenat më të forta dhe një sistem pezullimi sportiv "S".

50552552360116d032d892467268475 v4 big

Ekzistojnë dy pako pajisje në ofertë - "Advanced" dhe "S line", me një numër aksesorësh opsionalë, përfshirë një paketë me detaje të zeza dekorative, dhe makina mund të porositet në një nga 12 ngjyrat e trupit të disponueshme. /Telegrafi/

203705587460116d034a605528798551 v4 big