LAJMI I FUNDIT:

Audi S3 i ri është parë duke u testuar në rrugë (Foto)

Audi S3 i ri është parë duke u testuar në rrugë (Foto)

Rival i fuqishëm për Mercedes-AMG A35

Modelet A3 dhe S3, kompania gjermane ka nisur t’i freskojë, që të ngjajnë sa më shumë me A6, A7 dhe A8, transmeton Telegrafi. Derisa tashmë A3 është parë duke u testuar, reporterët që merren me vetura të reja, e kanë parë duke u testuar në rrugë edhe S3 i ri.

Bazuar në imazhet e siguruara, shihet se ky S3 ka ngjashmëri të madhe me pjesën e përparme të A3, derisa pjesa e pasme dhe anësore ndryshojnë. Ata që kanë pritur, që S3 i ri të ketë kulm si të kupesë, mund të zhgënjehen, sepse forma e këtij modeli është më sportive.

Të gjitha këto ndryshime, janë bërë që të rivalizojë fuqishëm me Mercedes-AMG A35, si dhe disa makina që janë në treg. Brendia e Audi A3 të ri nuk është arritur të fotografohet, por besohet të ketë teknologji të lartë dhe të ofrojë shumë rehati. /Telegrafi/