LAJMI I FUNDIT:

Audi Q7 do të pësoi ndryshime në pamje (Foto)

Audi Q7 do të pësoi ndryshime në pamje (Foto)

Ndryshimet në pamjen e Q7, janë parë teksa testohej krahas SQ7 të ri

Pasi u pa duke u testuar për disa ditë në mot të nxehtë, tani SQ7 është parë duke u testuar nëpër mot të ftohtë dhe rrugë të shtruar me borë dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi. Së bashku me të ishte edhe një Q7, i cili duket se do të pësoi ndryshime në pamje.

Që të dy makinat e kanë të re pjesën e përparme, me grillin Singleframe, ndërsa kanë elemente shtesë edhe në pjesën e pasme. Modeli i tanishëm Q7, i cili është lansuar më 2015, është mjaft i vjetruar dhe padyshim duhej të pësoi së paku disa freskime, që të vazhdojë të jetë në treg.

Ashtu siç pritej, Audi SQ7 është shumë më agresiv se modeli standard, me grill të madh, drita të ridizajnuara dhe sistem oval të sistmit për nxjerrjen e gazrave.

Audi Q7 i ri, që u pa duke u testuar me një shtresë të lehtë kamuflazhi, ka mundësi të shihet gjatë muajit mars në Geneva Motor Show. /Telegrafi/