LAJMI I FUNDIT:

Audi ka bërë të ditur se e-tron nuk do të ketë gjeneratë të dytë

Audi ka bërë të ditur se e-tron nuk do të ketë gjeneratë të dytë

Prodhimi i kësaj makine, nuk do të vazhdojë, megjithëse ka rritje shumë të mëdha

LA Auto Show është aktiviteti ku u prezantua e-tron Sportback, që është një version shumë sportiv i kësaj makine që mbushet me rrymë, transmeton Telegrafi.


Krahasuar em modelin standard, ky Audi i ka dritat e reja Matrix LED, autonomi më të madhe dhe disa ndryshime të lehta. Megjithëse Audi është duke e zgjeruar numrin e makinave elektrike, e ardhmja e modelit e-tron, nuk shihet se do të jetë aq e ndritur.

“Konsiderojmë se e-tron është fillimi i një periudhe shumë të rëndësishme dhe teorikisht, do të zgjatë përgjithmonë kështu siç është”, ka thënë menaxheri i prodhimit në Audi, Matt Mostafaei.

Sipas tij, ky model do të ketë edhe versione tjera si Q4 e-tron apo GT, mirëpo ai bëri të ditur se nuk do të ketë gjeneratë të dytë, sepse do të zëvendësohet me një model krejtësisht tjetër.

Duke parë se makinat që mbushen me rrymë janë e ardhmja e automobilizmit, Audi do të lansojë së shpejti edhe linjën e hibridëve të elektrifikuar TSFI, si dhe linja tjera. /Telegrafi/