LAJMI I FUNDIT:

Audi me investim në Hungari për ngritjen e kapacitet të prodhimit të motorëve elektrik

Audi me investim në Hungari për ngritjen e kapacitet të prodhimit të motorëve elektrik

Audi do të investojë 301 milion euro në fabrikën e saj në Gyor të Hungarisë, në mënyrë që të ngritë kapacitetin e prodhimit të motorëve elektrikë.

Ky investim u konfirmua nga ministri hungarez i punëve të jashtme dhe tregtisë Peter Zzijajrto. Meqenëse disa specifika mbi këtë plan mbesin ende të paqarta, Szijjarto konfirmoi se Audi do të marrë një grant qeveritar prej 21 milion eurove në ndihmesë të zgjerimit të fabrikës, zgjerim ky i cili pritet të shtojë edhe 500 vende të reja pune, shkruan CarScoops, transmeton Telegrafi.


Motorët elektrikë që do të prodhohen në këtë fabrikë do të prodhohen për të gjitha modelet e bazuara MEB të grupit Volkswagen. Prodhimi i këtyre baterive pritet që të fillojë në vitin 2025.

Audi ka filluar prodhimin e baterive elektrike në Hungari që nga viti 2018, e ky treg është i rëndësishëm për prodhuesin gjerman të veturave.

Në fakt, në këtë fabrikë që punëson rreth 13 mijë punëtorë vetëm në vitin e kaluar janë prodhuar 171 mijë vetura, raporton carscoops.

Kjo fabrikë ka kontribuar në ngritjen e Hungarisë në tregun e veturave, duke bërë që Hungaria të arrijë të bëhet eksportuesi i 20-të më i madh në botë për vetura. /Telegrafi/