LAJMI I FUNDIT:

Audi e-tron shfaqet nën një pëlhurë të hollë (Foto)

Audi e-tron shfaqet nën një pëlhurë të hollë (Foto)

Audi e ka gati kundërpërgjigjen ndaj Mercedes EQC

Mercedes mund të jetë në qendër të vëmendjes me EQC, por jo për shumë gjatë, transmeton Telegrafi.

Më 17 shtator, gjatë një aktiviteti që do të transmetohet përmes internetit, Audi e prezanton modelin e parë tërësisht elektrik e-tron.

Prodhuesi gjerman do ta shfaqë këtë SUV, që është bazuar në konceptin e prezantuar për herë të parë më 2015.

Modeli e-tron ishte paraparë të shfaqej gjatë muajit të kaluar në Bruksel, por gjithçka është shtyer për shkak të arrestimit të zyrtarit të lartë të Audit, për shkak të skandalit Dieselgate.

Para se ta prezantojë zyrtarisht, Audi ka shfaqur një imazh të ri, ku e tregon e-tron nën një pëlhurë të lehtë.

Megjithatë, gjithçka mbetet e fshehur, pos dritave LED që janë të fuqishme dhe duket se e kanë përfshirë tërë pjesën e përparme. /Telegrafi/