LAJMI I FUNDIT:

Audi e-tron Quattro është gati të hyjë në prodhim (Foto)

Audi e-tron Quattro është gati të hyjë në prodhim (Foto)

Produkti final, do të prezantohet më 30 gusht në Bruksel

Prodhuesi gjerman Audi, është duke bërë përgatitje që të hyjë furishëm në tregun e makinave elektrike, ndërsa është në përfundimin e punimeve të e-tron Quattro, me të cilin do të rivalizojë Tesla Model X dhe Jaguar E-Pace, transmeton Telegrafi. Makina do të prezantohet zyrtarisht më 30 gusht në Bruksel, ndërsa reporterët që merren me vetura të reja, e kanë fotografuar teksa testohej në Nurburgring të Gjermanisë. Ka të njëjtën shtresë kamuflazhi me të cilin u prezantua prototipi në Geneva Motor Show, ndërsa është hera e parë që shihet duke lëvizur në pistë.


Derisa Audi po i bën prekjet e fundit, mund të thuhet se kjo makinë e ka të njëjtën pamje me atë që u prezantua gjatë muajit mars. E tëra që dihet zyrtarisht, është se do të lëvizë me baterinë prej litiumit dhe jonit me kapacitet prej 95 kwh, ndërsa me një mbushje mund të vozitet për 400 kilometra.

Dobësia e vetme që dihet deri më tash, është se i duhen tetë orë e gjysmë për një mbushje, ndërsa po punohet që procesi të përshpejtohet. Kjo makinë elektrike që përmes tre motorëve prodhon 429 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 4.6 sekonda, teksa lëvizë me shpejtësi maksimale prej 200 kilometrash në orë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Auto
Kalo në kategori