Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se e dëshiron largimin nga Arsenali qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi gabonez nuk dëshiron më qëndrimin te The Gunners, derisa Real Madridi raportohet se është i interesuar për shërbimet e tij.


The Indepedent raporton se Aubameyang nuk është i lumtur me nivelin e skuadrës dhe po tenton që të kalojë në Santiago Bernabeu.

auba

El Mundo Deportivo më parë ka raportuar se Los Blancos janë takuar me agjentin e lojtarit dhe transferimi i tij mund të mbyllet në këtë dimër.

Aubameyang shihet si zëvendësues i Luka Jovicit që ka dështuar ta tregojë vetën dhe me shumë gjasë do të largohet në muajin e ardhshëm.

Që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi, gabonezi ka arritur t’i shënoi 54 gola në 84 paraqitje deri më tani. /Telergafi/

telegrafi sport app