Velipoja është e bukur. Dhe, si askund tjetër, aty deti frymon shqiptarçe, me frymën e pushuesve të ardhur nga gjitha trojet shqiptare.
Por, Velipoja e sotme është e zymtë dhe e trishtë, sepse në orët e para të së dielës, aty u vranë katër veta. Katër veta që kurrë më nuk do i gëzohen as bukurisë së Velipojës, as ardhjes së verës.
E, katër veta janë shumë edhe për rrethana lufte, e jo më për një sezon turistike. Dhe, mbase sot do flitej për pesë viktima në Velipojë, nëse çdo gjë do varej nga ndihma e shpejtë e këtushme dhe nëse nuk do ishte një mjek pushues nga Kosova i cili ia shpëtoi jetën kosovarit të ri që i humbi ndjenjat duke u futur në ujë.
Po, në Shqipëri më shpesh ndodhin vrasje se dasma si dhe, në mëmëdhe më shpesh marrin jetë veturat luksoze të drejtuara nga fëmijët e pasanikëve, sesa që bëhen fejesa.
Dhe, ku ta dish, mbase edhe nuk ka si të jetë ndryshe në një shtet ku kryeministri uron ‘që ata t’ia hanë kokën njëri tjetrit’.
Në një shtet ku populli nuk e kupton se aty ku qeveritarët e hanë shtetin, shtetasit ndjehen të pambrojtur dhe andaj i shkrepin armët dhe ia hanë kokën njëri tjetrit.
Po pra, Velipoja është e bukur, siç janë të bukura të gjitha viset tjera të Shqipërisë. Por, ka diçka që këtë bukuri e bënë të trishtë: e vërteta se në mëmëdheun tonë çdo gjë tjetër vlen e çmohet më shumë se jeta e njeriut! Si dhe e vërteta se qytetari i pambrojtur i Shqipërisë mbytet në balën që e ngjesh hajdutëria qeveritare dhe krimi i organizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City