LAJMI I FUNDIT:

Atomistja Era Syla pranohet në Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Atomistja Era Syla pranohet në Massachusetts Institute of Technology (MIT)

Atomistja Era Syla është pranuar në studime në Massachusetts Institute of Technology (MIT) të SHBA-së, duke u bërë kështu kosovarja e parë që ka arritur të regjistrohet në këtë universitet prestigjioz.

Era është e pasionuar pas matematikës dhe ka potencial e talent të madh për këtë fushë, andaj pranimi i saj në MIT do t’i mundësojë asaj përmbushjen e pasionit dhe realizimin e potencialit dhe talentit të saj për matematikë, thuhet në njoftimin e Institutit Atomi.


Sipas të gjitha rangimeve kredibile, Massachusetts Institute of Technology është ndër top universitetet më të mira në botë, ndërsa në fushën e matematikës është ndër universitetet lidere të botës!

“Konkurrenca për t’u regjistruar në Massachusetts Institute of Technology është globale dhe shumë e madhe, prandaj arritja e Erës është e jashtëzakonshme.

Ky sukses i Era Sylës është meritë e potencialit të saj intelektual, talentit të saj të jashtëzakonshëm në fushën e matematikës dhe punës e dedikimit të saj të pakusht drejt arritjes së majave në fushën e matematikës! Përveç këtyre, vlen të përmendet edhe angazhimi i familjes dhe mësimdhënësve të saj e të gjithë atyre që kanë punuar me të ndër vite dhe e kanë përkrahur në çdo garë e sfidë”.

“Me këtë rast Instituti ATOMI i falënderon Bleron Baraliun – anëtar i Bordit Drejtues të Institutit ATOMI i cili  ka ofruar rekomandime asaj dhe e ka ndihmuar atë gjatë procesit të aplikimit si dhe si dhe Valmir Krasniqin – Përfaqësues i Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo dhe ligjërues në kursin e Matematikës në kuadër të Shkollës+, i cili për shumë vite ka punuar me Erën për të avancuar talentin e saj në fushën e matematikës”. /Telegrafi/