eksperti-banner

Dy gra në Pakistan janë vrarë në të ashtuquajturin "vrasje të nderit" pasi një video ku shfaqeshin duke u puthur me një burrë filloi të qarkullonte në internet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy kushërirat, të moshës 22 dhe 24 vjeçe, u qëlluan dhe u varrosën më 14 maj në një fshat të largët në provincën Vaziristan të Veriut të Pakistanit, sipas zyrtarit të policisë Muhamed Nawaz Khan.


Khan tha se babai i njërës prej viktimave dhe vëllai i viktimës tjetër u arrestuan të dielën dhe rrëfyen se pse vranë ato.

Ka qenë një video e celularit e dalë në të cilën gratë u shfaqen – video që është bërë rreth një vjet më parë - por u shfaq në mediat sociale këtë muaj, duke ndezur zemërimin e familjes dhe vendimin për të vrarë gratë, tha Khan.

Siç bëhet e ditur, pamjet tregojnë një djalë të ri duke puthur dy gratë në buzë, ndërsa një grua e tretë qesh përkrah tyre.

Jeta e gruas së tretë nuk besohet të jetë në rrezik, tha Khan.

Ndërkohë, të hënën pasdite me kohën lokale, policia tha se kishte arrestuar burrin 28-vjeçar në video për shkak të vulgaritetit. /Telegrafi/