"Atmosfera për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë nuk përmban optimizëm"

Gazeta greke "To Vima" shkruan se atmosfera e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, në 20 ditët e fundit, nuk përmban buzëqeshje dhe optimizëm, siç ndodhi në takimet Tsipras-Zaev në Davos.
Në analizën e publikuar, "Koha rrjedh, zgjidhja largohet", thuhet se hapësira për marrëveshje është duke u ngushtuar, pasi që nuk është tejkaluar dallimi për përdorim egra omnes të emrit dhe për ndryshim të Kushtetutës.
Gazeta shprehet se mbetet të shihet situata pas takimeve të muajit maj, Kotzias-Dimitrov në Selanik, dhe takimi i mundshëm Tsipras-Zaev në Samitin e Sofjes./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































