LAJMI I FUNDIT:

Atmosfera para zgjedhore në Serbi

Fqinji verior i Republikës së Kosovës, pra Republika e Serbisë, ka vendosur që zgjedhjet lokale, parlamentare e presidenciale t’i mbaj në maj të këtij viti. Kampanja zgjedhore ka filluar në Serbi, qysh kur spektri politik atje u informua për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Në rrugët e kryeqytetit serb në të gjitha anët vërehen panot e mëdha me fotografitë dhe mesazhet e garuesve për të marrë pushtetin në vend. Qytetarët në shëtitoren kryesore të Beogradit luten të dëgjojnë për atë se çfarë ofrojnë subjektet politike pas zgjedhjeve në Serbi.

Pas të gjitha atyre çfarë ka ndodhur kohëve të fundit me shtetin serb, qytetarët nuk shohin të ketë lëvizur ndonjë gjë në të mirë të tyre. Ajo çfarë vërehet tek qytetarët është se kanë dilema, sidomos për atë se kë ta votojnë. Politika shtetërore serbe, sa i përket qasjes ndaj shteteve fqinje, nuk ka ndryshuar. Mirëpo, qytetarët brenda në Serbi nuk jetojnë në asnjë segment të jetës më mirë se sa ata në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë apo IRJ të Maqedonisë.


Viteve të fundit, gjatë qeverisjes Tadic-Dacic, shteti serb e ka kaluar shumicën e kohës me greva, kriza financiare e nga ana tjetër me një shkallë bukur të madhe të korrupsionit, me pakënaqësi të madhe tek qytetarët sa i përket punësimit, nivelit tejet të materializuar të sistemit shëndetësor e fushave tjera jetësore të domosdoshme për qytetarët.

Për këtë një taksi-shofer me emrin Sima thotë se është i lodhur me klasën politike në Serbi, mirëpo edhe me mediat të cilat i lodhin me gënjeshtra e premtime të politikanëve.

“Viteve të fundit Tadici dhe garnitura e tij na kanë lodhur me premtime të pa realizuara. Nuk më bëhet vonë nëse Kosova është e pavarur apo jo, nëse këtë fakt e pranon Serbia apo jo, mirëpo unë dhe fëmijët e mijë duam të jetojmë në paqe e mirëqenie”, thotë taksisti të 40-ve, inxhinieri i elektroteknikës Sima.

Për të përshkruar gjendjen brenda në Serbi, revista javore beogradase “Vreme” sjell në formë të sarkazmit: fotografi të të gjithë liderëve të cilët vizitojnë serat e mëdha të kultivuesve të perimeve në disa vende të Serbisë, si dhe stallat e lopëve duke pritur liderët që tua lëmojnë kokën lopëve, siç bënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore në vend.

Në të gjitha plan-programet e subjekteve politike serbe për këto zgjedhje vërehet se ndër premtimet kryesore janë ato të cilat u interesojnë qytetarëve serb, e të cilat qytetarët i kanë vendos në prioritetet më të rëndësishme për ata. Ngritja e prodhimit, rritja e investimeve nga jashtë, lufta kundër korrupsionit, zvogëlimi i administratës shtetërore dhe numrit të madh të agjencive, përshpejtimi i procesit integrues në BE janë prioritetet kryesore të cilat u interesojnë qytetarëve serb tani.

Është interesant që përveç liberalëve të Cedomir Jovanovicit edhe përparimtarët e Tomislav Nikolicit u kanë dhënë përparësi këtyre prioriteteve. Ndërsa, socialistët e Ivica Dacicit dhe Demokratët e Boris Tadicit në prioritetet e tyre kanë vendos edhe ruajtjen e kufinjve shtetëror dhe sigurinë e vendit.

Në një anketë të paradokohshme 70 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë së Serbisë dhe se kanë pohuar që Serbia po shkon në drejtim të gabuar. Kurse për integrime evropiane kanë qenë mbi 60 për qind e tyre. Ndoshta, duke u nga kjo, Nikolici ndërroi kursin e tij – në partin e re të emëruar si Partia Përparimtare Serbe – të provojë realitetin e ri në të cilin gjendet Serbia dhe ta identifikojë vetën si i konvertuar në pro-europian. Domethënëse kjo, nga fakti se Nikolici – si kundërkandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e fundit presidenciale me Tadicin – të ketë një dallim jo të madh në vota me këtë të fundit.

Kohë më parë është përfolur se një martesë pas-zgjedhore në Serbi në mes të Tadicit dhe Nikolicit do të jetë opsion i mundshëm, mirëpo duke vështruar funksionimin e martesës së deritanishme në mes të Tadicit dhe kreut të ish-partisë së Milosevicit, njëherazi ministër aktual i policisë, Ivica Dacic, nuk mund të pohojmë se këta dy nuk funksionuan mirë.

Jovanovic, i njohur nga të tjerët si më pro-evropiani në Serbi, edhe pse për këto zgjedhje është i angazhuar maksimalisht nuk duket të ketë mundësi që vetë ta formojë qeverinë. Nga deklaratat e kreut të përparimtarëve, del se koalicioni në mes të partisë së tij dhe të Tadicit do të ishte i mundur, mirëpo nuk do të duhej të ndodhte ngase në Serbi nuk do të ketë më opozitë. Kjo lë të kuptohet që ai dhe partia e tij pretendojnë maksimumin. Kështu, nuk është i pamundshëm edhe afrimi me liberalët e Jovanovicit.

Nëse ka qenë i mundshëm afrimi si garues të përbashkët në mes të liberalëve dhe Lëvizjes së Përtëritjes Serbe të Vuk Draskovicit, pa hamendje mund të themi se do të ketë mundësi afrimi edhe me përparimtarët e Nikolicit.

Përfundimisht, ngelet të shihet matematika pas-zgjedhore në Serbi.

Shikuar nga perspektiva e Prishtinës, zgjedhjet në Serbi nuk paraqesin ndonjë ndryshim të shpejtë e radikal ndaj Republikës së Kosovës. Qeveria në Prishtinë duhet të jetë maksimalisht e interesuar të ruaj vijat e kuqe dhe të mos vazhdojë me lëshimet e saja të deritanishme. Njëkohësisht, garnitura drejtuese politike e Kosovës duhet të kthjellet e të veprojë vendosmërisht për faktorizimin e shtetit e të qytetarëve të tij. Kosova është shumë e vogël për të duruar dështime.

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori