LAJMI I FUNDIT:

Atletico Madridi fiton në frymën e fundit nga Betisi

Atletico Madridi fiton në frymën e fundit nga Betisi

Atletico Madridi ka triumfuar 1-0 ndaj Real Betisit në duelin që u luajt në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Pjesa e parë nuk solli asnjë rast serioz nga dy ekipet, edhe pse zhvilluan një lojë të hapur.


Ishte një dominim i lehtë nga ana e lojtarëve të Diego Simeones, por kjo nuk u ndihmoi në zhbllokimin e rezultatit në 45 minutat e parë.

Rasti i parë serioz në ndeshje erdhi në minutën e 50-të, kur Jose Gimenez gjuajti me kokë, por goditja e tij shkoi goditi traversën dhe shkoi mbi portë.

Yannick Carrasco (61’) lëshoi një goditje të fuqishme, por në vend ishte portieri Rui Silva, që bëri një pritje të mirë.

Koke mendoi që kishte shënuar gol në minutën e 72-të, por gjyqtari e ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

Shpëtimtari i Los Cholchonerios doli të ishte Angel Correa që shënoi për 1-0 në minutën e 86-të, me një asistim të Rodrigo de Paul.

Pas javës së 27-të, Atletico Madridi gjendet në vendin e tretë me 54 pikë, ndërsa në xhiron e 28-të do të kenë punë me Ray Vallecanon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori