LAJMI I FUNDIT:

Atleti britanik u ngjit shkallëve në shtëpinë e tij aq herë sa do të arrinte majën e Malit Everest, për të mbledhur para për bankat ushqimore

Atleti britanik u ngjit shkallëve në shtëpinë e tij aq herë sa do të arrinte majën e Malit Everest, për të mbledhur para për bankat ushqimore

Bllokimi i coronavirusit mund të ketë frustruar disa britanikë, mirëpo, atleti John Griffin vendosi të shpenzojë energjinë e tij në aspektin pozitiv – duke vrapuar shkallëve të shtëpisë së tij, po aq sa të do ngjitej në lartësinë e Malit Everest.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, atij iu deshën katër ditë të ngjitej me 41,000 hapa në shtëpinë e tij trekatëshe në West Sussex, ekuivalent me 8,850 metra, që është maja më e lartë malore në botë.


Iniciativa e tij ka mbledhur deri tani 3,500 funta për “Trussel Trust”, një bamirësi që mbështet më shumë se 1,200 banka ushqimore në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë këtij “udhëtimi” familja e tij, përfshirë qenin Houndslow, ishin duke e pritur në tarracën e çatisë kur po ngjiste shkallët për herë të fundit.

“Ishte vërtet një arritje”, tha 53-vjeçari.

“Fatkeqësisht për shkak të distancës sociale, ata ishin të njerëzit e vetëm që më prisnin aty”, shtoi ai. /Telegrafi/