Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit, gjegjësisht personat juridikë, të cilët kanë dhënë dhe japin sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit se janë të obliguar që të dorëzojnë në ATK, vërtetimin nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe dëshmitë e pagesave në emër të sponsorizimit.
“Tatimpaguesi i cili jep sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit është i obliguar që të dëshmoj dhënien e sponsorizimit si kontribut për aktivitete me interes publik, përmes Vërtetimit nga MKRS dhe pagesës së sponsorizimeve, me qëllim që të përfitoj zbritje nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ATK.
Tutje në njoftim thuhet se nëse sponsorizuesi ka statusin e personit juridik dhe dëshiron që të jep kontribute, sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, atëherë ato kontribute duhet të llogariten sipas Ligjit për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Pra, sipas Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, bazë për llogaritjen e përqindjes së sponsorizimeve në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë, është tatimi në fitim dhe zbatohet me deklaratën vjetore “CD” të periudhës përkatëse”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ATK njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë dhënë dhe japin sponsorizime, se obligohen që të dorëzojnë në ATK, Vërtetimin nga MKRS, si dhe dëshmitë e pagesave në emër të sponsorizimit, përmes adresës elektronike apo zyrës përkatëse të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në ATK.
“Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve të cilët kanë shfrytëzuar zbritjen e Tatimit në të Ardhurat e Korporatave për vlerën e sponsorizimeve të dhëna dhe nuk posedojnë dokumentacionin në rregull ashtu siç kërkohet me Ligjin për Sponsorizime, Rregulloren për përcaktimin e kritereve dhe procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, që të bëjnë korrigjimet e tyre në deklaratat tatimore për periudhën përkatëse, në të kundërtën ATK detyrohet që të ndërmarrë masat e përcaktuara me Ligj”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë