LAJMI I FUNDIT:

ATK tërheq numrat potencial fitues

ATK tërheq numrat potencial fitues

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM1 2019.

“Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Vendim Shpjegues Publik Nr.02/2017 – Nxitjet dhe motivimet për marrje të kuponëve fiskal. Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,394”, njofton ATK.

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i plikove duhet të bëhet nga data 13 Maj deri me datën 17 Maj 2019, nga ora 8:00- 16:00.

ATK ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale për t’ju alokuar mjetet. /Telegrafi/