LAJMI I FUNDIT:

ATK-së i shtohen 20 inspektorë të rinj

ATK-së i shtohen 20 inspektorë të rinj
????????????????????????????????????

Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) sot janë bashkuar 20 inspektor tatimor, të cilët sot kanë zyrtarizuar pozitën e tyre duke nënshkruar kontratat e punës.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, uroj mirëseardhje për inspektorët e rinj, duke kërkuar nga ta që të japin kontributin e tyre në realizimin e misionit të agjencisë.


“Procesi i rekrutimit ka qenë një proces i drejt dhe transparent, ku përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve të parashtruara me konkurs”, potencoi Murtezaj.

Administrata Tatimore i porosit bizneset: Deklaroni saktë tatimin
Lexo po ashtu Administrata Tatimore i porosit bizneset: Deklaroni saktë tatimin

Vlen të theksohet se ATK në vazhdimësi ka pasur një numër jo të mjaftueshme të inspektorëve tatimor për të mbuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara. /Telegrafi/