LAJMI I FUNDIT:

ATK: Raporti Progresit vlerëson luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave

ATK: Raporti Progresit vlerëson luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se Raporti i Progresit, i cili u publikua dje nga Komisioni Evropian ka nxjerrë përsëri në pozicionin progresiv të ATK-së, duke vlerësuar lartë arritjet e bëra në fushat, të cilat kanë reflektuar në sistemin tatimor.

Në komunikatë thuhet se në kapitullin 16, në pjesën e tatimeve thuhet se Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e tatimeve. Ajo ka arritur progres në zbatimin e inspektimeve tatimore të bazuara në rrezik në disa sektorë me rrezik të lartë dhe në digjitalizimin e shërbimeve. Rritja e masave për përmbushjen dhe formalizimin kanë çuar në rritjen e të ardhurave tatimore.


“Vlerësim i jashtëzakonshëm në këtë raport i jepet rritjes dhe tejkalimit të mbledhjes së të hyrave, ku theksohet se “Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, (mbledhjen e detyrueshme dhe përmbushjen). Gjatë periudhës qershor 2022 dhe prill 2023, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur të hyra prej 728.7 milionë euro, 16.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë””, thuhet në njoftim.

“Përveç të hyrave vend të rëndësishëm në vlerësim ka zënë edhe pjesa e luftimit dhe parandalimit te ekonomisë jo-formale, në të cilin specifikohet se gjatë periudhës raportuese ATK ka rritur aktivitetet për të luftuar ekonominë joformale, duke rritur numrin e vizitave përmbushëse, kontrolleve dhe hetimeve të rasteve të dyshuara për evazion fiskal. Raporti vlerëson se këto aktivitete rezultuan me të ardhura shtesë prej 181.5 milionë euro për periudhën qershor 2022 – maj 2023, 17% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”.

Tutje, në Raportin e Progresit theksohet Administrata Tatimore ka bërë progres në lidhje me cilësinë e shërbimit, veçanërisht në përdorimin e shërbimeve elektronike. Kjo pasqyrohet edhe në Instrumentin për Vlerësimin Diagnostik të Administratës Tatimore 2022 (vlerësimi TADAT).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori