Administrata Tatimore e Kosovës sot ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara dhe rezultatet e arritura të ATK-së për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj ka thënë se pjesa e parë e këtij viti ishte me shumë sfida si në fushën e shëndetësisë e po ashtu edhe në ekonomi.
Ai tha se të hyrat nga tatimet janar-qershor të këtij viti janë 215.9 milionë euro, ndërsa kontributet pensionale 83.1 milionë euro.
Kurse në këtë periudhë të pandemisë ka një rënie të të hyrave përreth 23 milionë euro.
“Efektet negative të pandemisë janë edhe në qarkullimin financiar të bizneseve, ku 833 milionë euro ose 22 përqind ka rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Si rezultat i rrethanave të krijuara pas 13 marsit kur u paraqiten rastet e para me COVID-19, ATK ishte në mbështetje të plotë të Qeverisë, bizneseve dhe punëtorëve”, tha Murtezaj.
Sa i përket numrit të bizneseve të mbyllura dhe numrit të punëtorëve që kanë humbur vendet e punës në pandemi, drejtori Murtezaj ka thënë se ende nuk ka të dhëna zyrtare për këto statistika.
Ndërsa, denoncime nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset në kohë pandemie, ATK-ja ka pranuar mbi 11 mijë denoncime, 4 mijë prej tyre kanë vetëm për ngritje të çmimeve, për të cilat ATK ka marrë masa.
I pari i ATK-së po ashtu ka thënë se në këtë periudhë është bërë edhe parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale.
Me planifikim të buxhetit të rishikuar është paraparë që ATK-ja të inkasoj vetëm 2,5 përqind më pak me planin vjetor, që sipas Murtezajt oshte dashur që parashikimi të jetë edhe më i ulët për shkak të aktivitetit të bizneseve në pandemi./KP/.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018
Stradner: Vuçiq dhe Dodik po përgatisin jetësimin e idesë për "botën serbe"
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit
Mësohet se kush, përveç Serbisë, votoi kundër rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes