Administrata Tatimore e Kosovës bën të ditur se viti 2022 do të karakterizohet me projekte të ndryshme në kuadër të ATK-së, të cilat do të trajtojnë segmente të caktuara, ku sipas Planit vjetor të punës dhe Planit të Trajtimit të Rreziqeve, janë fusha të cilat paraqesin hendek tatimor.
Me synim të përmirësimit të përmbushjes tatimore, këta sektorë do të trajtohen përmes këtyre projekteve: Projekti “Ndërtimtari” (në vazhdimësi nga viti 2019), projekti “Punësimi joformal apo punës së padeklaruar” (në vazhdimësi nga viti 2021), projekti “Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor”, projekti “Mos-deklaruesit” si dhe projekti “Mungesa në stoqe & malli pa origjinë – Tregtia me shumicë”.
“Qëllimi i realizimit të këtyre projekteve është rritja e përmbushjes tatimore, edukimi tatimor i bizneseve për obligimet që kanë ndaj ATK-së, rritjen e komunikimit me tatimpagues, si dhe luftimin dhe zvogëlimin e informalitetit.
Implementimi i projekteve të lartcekura kërkon shtrirjen e bashkëpunimit edhe me institucionet tjera, të cilat kanë në fokus këto veprimtari , me qëllim të intensifikimit të këtij bashkëpunimi, gjithnjë për te garantuar zbatimin e ligjshmërisë dhe cilësi në rezultate”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251